Kishte përmbytur qindra hektarë tokë bujqësore dhe rrethuar dhjetëra banesa, mbyllet pas 48 orësh argjinatura e çarë në lagunën e Vainit

Kishte përmbytur qindra hektarë tokë bujqësore dhe rrethuar dhjetëra banesa, mbyllet pas 48 orësh argjinatura e çarë në lagunën e Vainit

Pas dy ditësh pune intensive, është mbyllur argjinatura e çarë në Rrile. Mjete të shumta të ushtrisë, bashkisë dhe subjekteve private u bashkuan në ndërhyrjen emergjente për të vënë nën kontroll prurjet e ujërave të lagunës së Vainit, të cilat përmes çarjes kishin depërtuar duke përmbytur qindra hektarë tokë bujqësore dhe duke rrethuar dhjetëra banesa. Ekipet e emergjencave civile po vijojnë punën në terren për ngritjen e mëtejshme të argjinaturës, me qëllim parandalimin e çdo rreziku të ri nga rritja e nivelit të ujërave në lagunë. Top Channel