Moti i keq në Maliq, prefekti: Prurjet e lumit Devoll kanë qenë shumë të larta, nuk ka evakuime

Moti i keq në Maliq, prefekti: Prurjet e lumit Devoll kanë qenë shumë të larta, nuk ka evakuime

Prefekti i Korçës, Nertil Jole, teksa i referohet motit të keq, raportoi se situata në fshatin Sheqeras paraqitet më e qëndrueshme pas shqetësimeve për rritjen e nivelit të ujit në kanale si pasojë e prurjeve të vrullshme të lumit Devoll. Ai u shpreh se bashkë me kryetarin e bashkisë po kryhet një monitorim i detajuar i zonës, pas disa sinjalizimeve të marra më herët. Megjithatë ai theksoi se po vijojnë marrjen e masave parandaluese për shkak të mundësisë së reshjeve gjatë natës. “Me kryetarin e bashkisë e gjykuam që të bëjmë një monitorim më të detajuar këtu në Sheqeras prej disa sinjalizimeve që morëm duke qenë se kuotat e kanaleve kishin një lloj rritje si pasojë të prurjeve shumë të vrullshme të lumit Devoll. Lajmi...