Burimi:
Syri.net
Foto © Syri.net
Të shtëna me armë në Fier
Të shtëna me armë zjarri janë regjistruar mbrëmjen e sotme pranë një qendre tregtare në Fier. Gazetari i Syri TV, raporton se dyshimet janë që autori i ngjarjes është një person nga lagja Sheq i Madh, por identiteti i tij ende nuk është konfirmuar zyrtarisht. Aktualisht nuk ka informacione nëse ka persona të plagosur apo kush ka qenë shënjestra e mundshme e të shtënave. Policia ndodhet në vendngjarje dhe ka rrethuar zonën, ndërsa grupi hetimor po punon për të mbledhur prova dhe për të sqaruar rrethanat.