Burimi:
Javanews.al
Foto © Javanews.al
SHBA paralajmëron kufizimin e inteligjencës dhe armëve për të shtyrë Ukrainën drejt një marrëveshje paqeje
Shtetet e Bashkuara kanë rritur ndjeshëm presionin mbi Ukrainën për të pranuar një marrëveshje kornizë paqeje me Rusinë, duke paralajmëruar se nëse Kievi nuk bën progres deri të enjten e ardhshme, mund të përballet me ndërprerje të ndihmës ushtarake dhe të shkëmbimit të inteligjencës. Lajmi u raportua nga Reuters, duke cituar dy burime të njohura me situatën, të cilat folën në kushte anonimiteti. Sipas burimeve, presioni aktual nga Washington-i është më i forti që nga fillimi i luftës dhe tejkalon çdo diskutim të mëparshëm për paqen. SHBA i ka paraqitur Ukrainës një plan prej 28 pikash, i cili, sipas Reuters, përfshin lëshimeve të rëndësishme ndaj kërkesave ruse, mes tyre dorëzimin e më shumë territori, kufizimin e madhësisë së ushtrisë ukrainase dhe pamundësinë për t’u anëtarësuar...