Shqiptari kapet duke trafikuar drogë, nuk do ta besoni ku e kishte fshehur

Shqiptari kapet duke trafikuar drogë, nuk do ta besoni ku e kishte fshehur

Një zbulim i pazakontë është bërë nga karabinierët në kryeqytetin italian, Romë, pak pasi ndaluan një shqiptar për kontroll automjeti pas lëvizjeve të tij të dyshimta. Postblloku kërkoi që i riu 22-vjeçar t’i nënshtrohej kontrollit, ndërsa u shfaq nervoz. Dhe efektivët nuk gabuan në ‘nuhatjen’ e tyre. Ata zbuluan një ngarkesë me 2.5 kg kanabis sativa të paketuar dhe ndarë në shumë pako të vogla (25 pako 100 gramëshe). Mbi to ishte e stampuar logi me fytyrën e “Joker”. Droga u gjet e fshehur në gomën rezervë të mjetit. Operacioni i karabinierëve u zhvillua në zonën e Fiumicino-s. Menjëherë të riut shqiptar iu vendosën prangat. Bashkë me lëndën narkotike u sekuestrua edhe makina, një veturë “Fiat 500”. Sjellja e shoferit gjatë procesit të identifikimit ngjalli...