Rrezikon 30 vite burg/ Vihet në pranga shqiptari i kërkuar nga SPAK, pritet ekstradimi i tij nga Spanja

Rrezikon 30 vite burg/ Vihet në pranga shqiptari i kërkuar nga SPAK, pritet ekstradimi i tij nga Spanja

Policia spanjolle ka arrestuar një shqiptar të shpallur në kërkim ndërkombëtar për trafik droge dhe pjesëmarrje në grup kriminal të organizuar. Ai ishte duke u fshehur jashtë vendit për t’iu shmangur një dënimi që mund të arrinte deri në 30 vite burg. Sipas mediave spanjolle, arrestimi u bë pasi i dyshuari kishte dokumente të falsifikuara, duke u regjistruar si qytetar kroat. Kontrolli i të dhënave zbuloi se ndaj tij ishte lëshuar një njoftim nga Interpoli që prej majit, me kërkesë të Gjykatës së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar. Autoritetet shqiptare raportojnë se i arrestuari ishte i përfshirë në një operacion trafiku droge të nisur në shtator 2020, ku komunikonte me trafikantë të njohur për një ngarkesë të destinuar për Itali. Ai akuzohet gjithashtu...