Burimi:
Top-Channel.tv
Foto © Top-Channel.tv
Fiks Fare/ Banorët e Rrugës ‘Jordan Misja’ ecin mes makinave, trotuaret pushtohen nga tregtarët ambulant: Punojmë për kafshatën e gojës
Shitësit ambulantë prej më shumë se tre vitesh kanë kthyer trotuarët e Rrugës “Jordan Misja” në Tiranë në një treg të hapur, duke bllokuar hapësirat publike dhe duke detyruar këmbësorët të ecin në rrugën e makinave. Një video e sjellë nga banorët tregon qartë situatën që përsëritet çdo fundjavë, trotuarët nuk shërbejnë më për kalimtarët, por janë shndërruar në tezga për tregtarët e sendeve të përdorura. Fiks Fare shkoi në terren për të parë nga afër problematikën. Në të dy anët e rrugës, hapësirat e ecjes ishin të zëna nga shitësit, ndërsa kalimtarët lëviznin mes makinave, motorëve dhe betoniereve që kalojnë në zonë. Vetë tregtarët pohojnë se kanë zaptuar hapësirat publike, por justifikohen duke thënë se nuk kanë një vend të përcaktuar për të shitur....