Burimi:
Syri.net
Foto © Syri.net
VIDEO/ Aksidenti bllokon Rrugën e Kombit, qindra qytetarë në kaos rrugës së vjetër Rrëshen-Rubik
Aksidenti me vdekje i ndodhur mbrëmjen e sotme në Rrugën e Kombit ka shkaktuar bllokim të plotë të qarkullimit, duke krijuar kaos dhe radhë të gjata automjetesh. Për shkak të ngjarjes, Policia Rrugore ka devijuar trafikun drejt aksit të vjetër Rrëshen-Rubik, i cili është mbingarkuar. Gazetarët në vendngjarje bëjnë me dije se Policia Rrugore ka penguar edhe mediat të afrohen tek zona e aksidentit, duke vështirësuar raportimin për publikun. Qindra qytetarë kanë mbetur të bllokuar për më shumë se një orë, ndërsa qarkullimi vijon të lëvizë me vështirësi. Mirditë / Informacion paraprak Rreth orës 19:45, në ‘Rrugën e Kombit’, në fshatin Qafë Mollë, Mirditë, janë përplasur tre automjete (dy kamionë dhe një autoveturë). Si pasojë e aksidentit ka humbur jetën drejtuesi i automjetit, shtetasi E....