Burimi:
Kohajone.com
Foto © Kohajone.com
Ben Blushi: Nëse Kosova shkon në Botëror do të ishte pavarësia e dytë!
Ben Blushi, në emisionin Versus në Telesport, në Kosovë ka thënë ndër të tjera se “Nëse Kosova shkon në Botëror, ky shtet nuk cenohet më. Sot e njohin 200-300 milionë europianë, por nëse Kosova shkon në Botëror dhe atje luan, për shembull, kundër SHBA-së ose Anglisë, do ta njohin 2, 3 apo 4 miliardë njerëz. Ky vend pastaj nuk ka asnjë rrezik, nuk zhbëhet më. Kualifikimi në Botëror do të ishte pavarësia e dytë për Kosovën”.