KQZ miraton afatet, 12 ditë fushatë elektorale në Kosovë

KQZ miraton afatet, 12 ditë fushatë elektorale në Kosovë

Kosova E Premte, 21 Nëntor 2025 20:36 Dymbëdhjetë ditë do të ketë fushatë zgjedhore për zgjedhjet e parakohshme të 28 dhjetorit. Kështu është vendosur në mbledhjen e sotme të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, ku mes tjerash janë përcaktuar edhe afatet për aktivitetet e tjera për organizimin e këtyre zgjedhjeve. Fushata do të fillojë më 17 dhjetor deri më 28 dhjetor, ditën kur do të votohet dhe njëkohësisht do të ketë heshtje zgjedhore. Anëtari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK) në KQZ, Arianit Elshani tha se afati i aplikimit të vëzhguesve fillon me datën 5 dhjetor dhe përfundon më 20 dhjetor. “Partitë politike të regjistruara të deklarohen për pjesëmarrje në zgjedhje përmes koalicioneve në periudhën kohore prej 24 nëntorit, deri më datën 30 nëntor. Periudha e...