Burimi:
Kohajone.com
Foto © Kohajone.com
Rriten prurjet në lumin Vjosa, niveli shkon në 8.3 metra
Kronikë E Premte, 21 Nëntor 2025 20:22 Këtë mbrëmje prurjet në lumin Vjosa kanë vijuar me intensitet të lartë. Shiriti matës i metrave që ndodhet në urën e vjetër të Mifolit është mbuluar totalisht, ç’ka tregon se niveli ka shkuar në 8.3 metra. Situata vijon të jetë në alert, për shkak se zona rrezikon. Rreziku vazhdon për përmbytjen e tokave të tjera bujqësore, si dhe shtëpive e njësive të biznesit. Niveli i Vjosës pak nga pak po mbulon dhe urën e vjetër të Mifolit duke u futur në pikën kritike. Uji i lumit po shkon në nivel maksimal dhe pritet që të kaloj argjinaturën e Vjosës në vijimësi, nëse prurjet do të jenë të larta.