‘Diella’ feston në Festën Kombëtare të Shqipërisë në Athinë, do të takohet me ministra e zyrtarë të lartë

‘Diella’ feston në Festën Kombëtare të Shqipërisë në Athinë, do të takohet me ministra e zyrtarë të lartë

Ministrja Diella GREQI-Ministrja Diella u shfaq sot në Athinë, aty ku po mbahet Festa Kombëtare e Shqipërisë. Sipas një postimi në Facebook nga Kreu i grupit parlamentar socialist, Taulant Balla, gjatë vizitës ministrja Diella do të zhvillojë takime me homologët grekë dhe zyrtarë të lartë, për të diskutuar çështje të bashkëpunimit dypalësh dhe marrëdhënieve ndërkombëtare. “Bashkë me Ministren Diella sonte Athinë, në Festën Kombëtare të Shqipërisë për tu takuar me ministra të Qeverisë greke, deputetë, ambasadorë dhe shumë motra dhe vëllezër shqiptarë që jetojnë në Greqi”, shkruan Balla. /ZËRI