Trafikoi nga Amerika Latine kontejnerin me 500 kg lëndë narkotike në Belgjikë, arrestohet shqiptari në Greqi (Emri)

Trafikoi nga Amerika Latine kontejnerin me 500 kg lëndë narkotike në Belgjikë, arrestohet shqiptari në Greqi (Emri)

Një 39-vjeçar shqiptar, i shpallur në kërkim është kapur nga policia greke. Sipas njoftimit zyrtar, i arrestuari është Osmen Hoxha, banues në Fier. Mediat greke raportojnë se arrestimi i tij u krye nga oficerë policie të Nëndrejtorisë së Narkotikëve të Drejtorisë Kundër Krimit të Organizuar të policisë greke. Urdhër-arresti kishte të bënte me përfshirjen e Hoxhës në një organizatë kriminale me seli në Belgjikë, e cila dyshohet se është aktive në importimin e sasive të mëdha të kokainës nga Amerika e Jugut në vendet evropiane, si dhe në kultivimin e plantacioneve të marijuanës dhe funksionimin e impianteve të përpunimit dhe riformulimit të drogës jashtë vendit. Bëhet fjalë për një aksion ku në muajin shtator 2024 në portin e Antëerp të Belgjikës, u sekuestrua një kontejner,...