Banka Kombëtare Tregtare feston 100-vjetorin e rrënjëve të saj me një mbrëmje gala në Teatrin Kombëtar të Operës, Baletit dhe Ansamblit Popullor

Banka Kombëtare Tregtare feston 100-vjetorin e rrënjëve të saj me një mbrëmje gala në Teatrin Kombëtar të Operës, Baletit dhe Ansamblit Popullor

Banka Kombëtare Tregtare, institucioni financiar më i madh në vend, kremtoi 100-vjetorin e rrënjëve të saj me një mbrëmje gala organizuar në Teatrin Kombëtar të Operës, Baletit dhe Ansamblit Popullor. Në ceremoni morën pjesë Z. Ahmet Çalik, Kryetari i Bordit të Çalik Holding, aksionarit të vetëm të BKT dhe drejtues të tjerë, drejtues të Bankës së Shqipërisë dhe institucioneve financiare, partnerë vendas dhe ndërkombëtarë, trupën diplomatike, sipërmarrës, klientë dhe bashkëpunëtorë të bankës. Rrënjët e Bankës Kombëtare Tregtare datojnë në vitin 1925 me themelimin e Bankës Kombëtare të Shqipnis, institucioni që krijoi sistemin e parë monetar kombëtar, ndërkohë që me emrin që mban sot banka ka nisur të operojë më 1 janar 1993, pas bashkimit të Bankës Shqiptare të Tregtisë dhe Bankës Kombëtare të Shqipërisë. Pas...