Burimi:
Javanews.al
Foto © Javanews.al
Sondazhi i CGTN-it: Duhen veprime konkrete për qeverisjen klimatike
Ky vit shënon 10-vjetorin e Marrëveshjes së Parisit për ndryshimet klimatike, dhe përfaqëson gjithashtu një moment kyç për paraqitjen nga vendet e ndryshme të botës të një raundi të ri të Kontributeve të Përcaktuara në Shkallë Kombëtare. Qeverisja globale e klimës është në një udhëkryq kritik, që kërkon veprim të menjëhershëm dhe konkret. Një sondazh global i CGTN-it, me 33 000 pjesëmarrës nga 48 vende, tregon se ka një mendim të përhapur gjerësisht si për nevojën e ngutshme, ashtu edhe për rëndësinë afatgjatë të qeverisjes klimatike globale. Pjesëmarrësit në sondazh u bëjnë thirrje të gjitha vendeve të ndërmarrin veprime konkrete dhe të punojnë së bashku për të përballuar ndryshimin e klimës. 91 % e atyre që u përgjigjën në sondazh, mendojnë që ngjarjet ekstreme të...