Banka Kombëtare Tregtare feston 100-vjetorin, festë në Teatrin Kombëtar të Operës dhe Baletit

Banka Kombëtare Tregtare feston 100-vjetorin, festë në Teatrin Kombëtar të Operës dhe Baletit

Banka Kombëtare Tregtare, institucioni financiar më i madh në vend, kremtoi 100-vjetorin e rrënjëve të saj me një mbrëmje gala organizuar në Teatrin Kombëtar të Operës, Baletit dhe Ansamblit Popullor. Ceremonia mblodhi drejtues të aksionarit të vetëm Çalik Holding, drejtues të Bankës së Shqipërisë dhe institucioneve financiare, partnerë vendas dhe ndërkombëtarë, trupën diplomatike, sipërmarrës, klientë dhe bashkëpunëtorë të bankës. Rrënjët e Bankës Kombëtare Tregtare datojnë në vitin 1925 me themelimin e Bankës Kombëtare të Shqipnis, institucioni që krijoi sistemin e parë monetar kombëtar, ndërkohë që me emrin që mban sot banka ka nisur të operojë më 1 janar 1993, pas bashkimit të Bankës Shqiptare të Tregtisë dhe Bankës Kombëtare të Shqipërisë. Pas privatizimit të bankës në vitin 2000, një tjetër moment kyç në konsolidimin e...