Pezullimi i Ballukut “prek” Llogaranë/ Tuneli mbyllet përkohësisht, çfarë pritet të ndodhë më tej

Pezullimi i Ballukut “prek” Llogaranë/ Tuneli mbyllet përkohësisht, çfarë pritet të ndodhë më tej

Kalimi i mjeteve në Tunelin e Llogarasë vazhdon të jetë i ndaluar, pasi siç raportohet, për shkak të një defekti në traun e komandimit, autoritetet menaxhuese në bashkëpunim me shërbimet e Policisë Rrugore kanë devijuar qarkullimin në rrugën e vjetër. Sipas raportimeve nga mediat lokale në Vlorë, nga reshjet intensive të shiut që vazhdojnë prej një jave, sistemi i komandimit të traut ka dalë jashtë funksionit, për shkak të prezencës së ujit në pjesën elektronike të komandimit. Prania e ujit në kabujt elektrik dhe në sistemin qendror, ka bërë që mekanizmi të mos jetë aktiv dhe në këto kushte, autoriteti menaxhues nuk ka qenë në gjendje të përpunojë hyrje-daljet e mjeteve. Për shkak të kësaj situate, qarkullimi i mjeteve është devijuar përkohësisht në rrugën e...