Elbasani kujton 25-vjetorin nga rishkrimi i Konventës për të Drejtat e Fëmijëve në gjuhën e fëmijëve

Elbasani kujton 25-vjetorin nga rishkrimi i Konventës për të Drejtat e Fëmijëve në gjuhën e fëmijëve

Kronikë E Premte, 21 Nëntor 2025 15:17 Bashkia Elbasan dhe organizata Save the Children në Shqipëri organizuan sot aktivitetin kushtuar 25-vjetorit të përshtatjes së Konventës së të Drejtave të Fëmijës në gjuhën shqipe nga vetë fëmijët, një nismë unike e lindur në qytetin e Elbasanit, përmes Grupit të Fëmijëve 16+, me mbështetjen e institucioneve vendore dhe Save the Children.Ky përvjetor shënon një moment të veçantë reflektimi mbi kontributin e pazëvendësueshëm që ka pasur kjo nismë në rritjen e njohjes dhe zbatimit të Konventës së të Drejtave të Fëmijëve në Shqipëri, si dhe në forcimin e pjesëmarrjes së fëmijëve në vendimmarrje. Aktiviteti mblodhi së bashku ish-anëtarët e Grupit të Fëmijëve “Zëri 16+” të viteve 2000, të cilët 25 vite më parë kontribuan në shkrimin e Konventës...