No Image Available

Pezullimi nga detyra i Ballukut, qeveria çon çështjen në Kushtetuese/Analisti: Zgjidhje e drejtë, sipas standardeve evropiane

Analisti Artur Nura e cilëson të drejtë vendimin e qeverisë për t’iu drejtuar Gjykatës Kushtetuese, lidhur me pezullimin nga Gjykata e Posaçme për zv.kryeministren Belinda Balluku.  Në një intervistë për “Newsline” në ABC News, Nura u shpreh se kryeministri Edi Rama po përdor standarde evropiane dhe kërkon që këtë çështje ta zgjidhë brenda sistemit të drejtësisë.  “Është qasja më e rëndësishme e qeverisë. Një vendim i cili shkon me standardet evropiane. Këtu kemi ekuilibra të ndërtuara në mënyrë artificiale. Prishen balancat mes pushteteve. Nuk ka një rast tjetër, e tha edhe kryeministri. Është pezullim, ndërhyn në kompetencat e një ekzekutivi. Zgjidhja më e mirë, ishte dërgimi në Gjykatën Kushtetuese. Zoti Rama nuk ndërhyri politikisht, tha se brenda sistemit të drejtësisë do t’i jepet zgjidhje. Zonja Balluku, parimisht nuk ka çfarë të ndryshojë. Janë të gjitha në dosje. Prezumimi i pafajësisë,...