‘Nuk duan Samsung’, Hajdutët e telefonave në Londër bëhen të zgjuar!

‘Nuk duan Samsung’, Hajdutët e telefonave në Londër bëhen të zgjuar!

Sam po kalonte pranë një depoje të Royal Mail në jug të Londrës në janar, kur u bllokua nga një grup prej tetë burrash. Ata e shtynë dhe e rrahën, duke i kërkuar të japë gjithçka që kishte. Hajdutët morën telefonin, kamerën edhe kapelën e tij. Por kur shumica e tyre po largoheshin, njëri u kthye dhe ia ktheu telefonin Android. Arsyeja e thjeshtë: “Nuk duam Samsung.” Rasti i Samit nuk është i izoluar. Londinezë të tjerë kanë treguar se hajdutët shpesh e refuzojnë Android-in dhe preferojnë iPhone. Mark, i cili po qëndronte jashtë punës së tij në Hackney, u godit nga një hajdut me e-bike që i mori Galaxy-n. Por pas pak, hajduti e hodhi telefonin përsëri në tokë dhe iku. Mark tha: “Nuk...