Zbardhet djegia e qëllimshme e automjetit, 31-vjeçari theu arrestin shtëpiak për të djegur makinën

Zbardhet djegia e qëllimshme e automjetit, 31-vjeçari theu arrestin shtëpiak për të djegur makinën

Kronikë E Premte, 21 Nëntor 2025 12:30 Komisariati i Policisë Elbasan ka finalizuar operacionin policor të koduar “Night 2”, duke zbardhur djegien e qëllimshme të një automjeti në fshatin Katund i Ri. Policia ka arrestuar një 31-vjeçar, i cili dyshohet se ka kryer ngjarjen, pavarësisht se ndodhej nën masën e sigurisë “Arrest në shtëpi”. Ngjarja u shënua në rrugën “Caush Asllani”, ku automjeti i një 29-vjeçari u përfshi nga flakët. Menjëherë pas njoftimit, shërbimet policore organizuan operacionin me qëllim identifikimin e autorit dhe zbardhjen e motiveve të djegies. Falë administrimit të pamjeve filmike dhe veprimeve hetimore, policia identifikoi dhe arrestoi të dyshuarin Xh. M., 31 vjeç, banues në Katund të Ri. Hetimet kanë treguar se ai e ka djegur automjetin më 20.11.2025, duke përdorur lëndë...