Burimi:
Kohajone.com
Foto © Kohajone.com
Hapi tjetër drejt Europës: Tarifat roaming mes Ballkanit Perëndimor dhe BE-së përfundojnë në 2026
Kronikë E Premte, 21 Nëntor 2025 12:55 Kryeministri Edi Rama, në nisje të punimeve të Samitit “Plani i Rritjes – Rruga jonë drejt BE-së”, vlerësoi se Ballkani Perëndimor po ecën përpara së bashku me Planin e Rritjes të BE-së, duke e konsideruar atë si udhërrëfyes drejt lirive dhe mundësive të tregut të përbashkët europian, të cilit i përkasin qytetarët e rajonit. “Ky nuk është thjesht një udhërrëfyes drejt Brukselit, por drejt mundësive reale për qytetarët e Ballkanit Perëndimor. Europa nuk është ndërtuar duke ndenjur në pritje, por duke vepruar,” tha Rama. Ai shtoi se qytetarët nuk ndiejnë integrimin përmes deklaratave politike, por përmes përfitimeve konkrete në jetën e përditshme, si ulja e kostove, udhëtimet më të lehta, mundësi më të mira pune dhe liria e...