Burimi:
Sot.com.al
Foto © Sot.com.al
Probleme serioze në Gramsh, reshjet e dendura dëmtojnë krahun e urës së Shëmrizës
Reshjet e dendura të natës së kaluar kanë shkaktuar probleme serioze në infrastrukturën rrugore të Gramshit. Ura e Shëmrizës është dëmtuar në njërin krah, duke e bërë kalimin të vështirë për mjetet. Drejtoria e Infrastrukturës ndodhet në terren dhe po punon për riparimin e dëmtimit. Ndërkohë, policia është njoftuar për të ndaluar qarkullimin e mjeteve të rënda deri në stabilizimin e situatës. Probleme janë shënuar edhe në aksin Kodovjat–Mashan, ku një masiv dheu është shembur duke bllokuar rrugën kryesore. Firma e mirëmbajtjes është lajmëruar dhe ekipet janë nisur drejt zonës për të bërë të mundur pastrimin dhe hapjen e rrugës. Autoritetet vijojnë monitorimin e situatës dhe u bëjnë apel qytetarëve të shmangin lëvizjet e panevojshme në zonat e rrezikuara.