Zv.kryeministrja u pezullua nga detyra/ Kaso debat me Xhafajn: Po refuzon të japë dorëheqjen. Socialisti: Më në fund edhe ti i thua SPAK e jo SKAP

Zv.kryeministrja u pezullua nga detyra/ Kaso debat me Xhafajn: Po refuzon të japë dorëheqjen. Socialisti: Më në fund edhe ti i thua SPAK e jo SKAP

Ivi Kaso dhe Fatmir Xhafaj janë përfshirë në një debat gjatë mbledhjes së komisionit për Nismat Qytetare, Bashkëpunimin dhe Mbikëqyrjen Institucionale, pasi zv. kryeministres Belinda Ballukut iu pezullua ushtrimi i detyrës dhe u ndalua dalja jashtë vendit. Sipas Kasos, kjo është një situatë e pazakontë, pasi numri dy i qeverisë refuzon të japë dorëheqjen. Xhafaj iu përgjigj demokratit duke i thënë se deklarata e tij nuk përputhet me rendin e ditës. Pjesë nga debati: Kaso: Sot mbledhja nuk mund të fillojë në mënyrë të zakonshme pasi jemi në një situatë të pazakontë. Gjendemi para një momenti shumë të rëndësishëm, zv. kryeministrja, numri dy i qeverisë, jo vetëm që është marrë e pandehur dhe është caktuar masë sigurie personale, pezullim detyre dhe bllokim pasaporte. Kjo vendimmarrje...