Burimi:
Sot.com.al

Foto © Sot.com.al
Skënder Jaçe: Kuadri ligjor për të drejtën e autorit ekziston, por zbatimi lë për të dëshiruar
Nga Julia Vrapi Zbatimi i të drejtës së autorit vazhdon të mbetet problem në vendin tonë, ndërsa për artistë dhe krijues të ndryshëm institucionet sot nuk kanë kapacitete të mjaftueshme për të kontrolluar dhe ndëshkuar shkelësit e saj. Herë pas here krijues të ndryshëm kanë sjellë në vëmendje problemet që janë sot me zbatimin e të drejtës së autorit në vendin tonë, ku sipas tyre fusha e muzikës apo dhe ajo e kinemasë vazhdojnë të përballen me piraterinë. Producenti dhe kineasti Skënder Jaçe thotë se edhe pse vendi ynë ka të miratuar një ligj për zbatimin e së drejtës së autorit, sërish situata në vend lë për të dëshiruar. “Respektimi i së drejtës së autorit në Shqipëri është ende një sfidë, pavarësisht ekzistencës së kuadrit...