Burimi:
Opinion.al
Foto © Opinion.al
Sulmet izraelite në Gaza, shkon në 33 numri i viktimave
Sulmet ajrore izraelite që ndodhën në qytetin jugor të Gazës, Khan Younis, në orët e para të së enjtes, kanë lënë të vrarë pesë persona, duke e çuar në 33 numrin total të viktimave të shënuara në rreth 12 orë, shumica prej të cilëve ishin gra dhe fëmijë.Associated Press shkruan se këto janë ndër sulmet më vdekjeprurëse që nga 10 tetori, kur hyri në fuqi një armëpushim i ndërmjetësuar nga SHBA-të.Përshkallëzimi i ri erdhi pasi Izraeli deklaroi se trupat e tij ishin qëlluar në Khan Younis të mërkurën. Sipas autoriteteve izraelite, nuk pati viktima mes ushtarëve dhe ushtria u përgjigj me sulme ajrore.Katër sulmet ajrore izraelite mbi çadrat që strehojnë të zhvendosurit në Khan Younis, nga mbrëmja e së mërkurës deri në mëngjesin e së...