Juristi: GJKKO nxitoi me masën ndaj Ballukut. Kalaja: Lojë e Ramës që SPAK mos çonte autorizim në Kuvend

Juristi: GJKKO nxitoi me masën ndaj Ballukut. Kalaja: Lojë e Ramës që SPAK mos çonte autorizim në Kuvend

Juristët Adriana Kalaja dhe Kreshnik Myftari e cilësojnë masën e dhënë ndaj zv.kryeministres Belinda Balluku nga GJKKO si të tepruar. Të ftuar në Quo Vadis të moderatores Pranvera Borakaj, Kalaja dhe Myftari theksuan se në kushtet aktuale që të ketë një masë më të rënduar ndaj zonjës Balluku duhet që rrethanat e sigurimit të rëndohen. Për avokaten Kalaja e gjitha kjo mbetet lojë e Ramës, pasi ai nuk ka dashur që situata të shkojë në Kuvend pasi do ta vinte në pozicion më të vështirë. Pjesë nga biseda: Myftari: Që të vendoset një masë sigurimi më e rëndë duhet të rëndohen rrethanat e masës së sigurimit. Për aq kohë sa rrethanat e sigurimit nuk do të rëndohen ajo do të jetë në ato rrethana mjaft...