Burimi:
Javanews.al
Foto © Javanews.al
ERE rrit transparencën në faturë, kategorizim i ri dhe faturim i ndarë për automjetet elektrike
Enti Rregullator i Energjisë (ERE) ka miratuar një Udhëzim të ri, i cili detyron furnizuesit dhe operatorët e rrjetit të pasqyrojnë në mënyrë shumë më të detajuar dhe të qartë konsumin e energjisë elektrike në faturën mujore. Qëllimi është garantimi i transparencës dhe aplikimi i drejtë i çmimeve për kategoritë e ndryshme të konsumatorëve. Ky udhëzim është i detyrueshëm për të gjithë furnizuesit publikë dhe të tregut të lirë, si dhe për Operatorin e Sistemit të Shpërndarjes (OSSH). Konsumi i karikimit të makinave elektrike faturë më vete Një nga ndryshimet më të rëndësishme lidhet me konsumatorët që kanë pika karikimi për automjete elektrike (EV). Në rastet kur një konsumator ka të instaluar një pikë karikimi me fuqi mbi 11 kW, energjia e përdorur do të...