Video/ Zjarr në qendrën e konferencave të OKB-së për klimën në Brazil, evakuohen pjesëmarrësit

Video/ Zjarr në qendrën e konferencave të OKB-së për klimën në Brazil, evakuohen pjesëmarrësit

Një zjarr shpërtheu të enjten në një pavijon në qendrën e konferencave ku po zhvillohet Konferenca e 30-të e Kombeve të Bashkuara për Ndryshimet Klimatike (COP30) në Belem të Brazilit. Rreth orës 14:00 dhe në rrethana ende të paqarta, një pavijon shpërtheu në flakë dhe tymi u përhap në të gjithë ambientet e brendshme, duke shkaktuar panik tek punonjësit dhe vizitorët. U dha urdhër për evakuim parandalues, ndërsa forcat e zjarrfikësve shkuan me nxitim në vendngjarje. NOW - Fire at COP30 "Climate Summit" in Brazil. pic.twitter.com/zL4942BxER— Disclose.tv (@disclosetv) November 20, 2025 Ministri brazilian i Turizmit, Celso Sabino, tha se situata ishte nën kontroll rreth gjysmë ore më vonë, pa raportuar për të lënduar. Autoritetet po hetojnë shkakun e zjarrit, i cili besohet të jetë shkaktuar...