Burimi:
Gijotina.com
Foto © Gijotina.com
Bardhi shpërthen pas takimit Rama–Balluku: “Shenja të një kapje të plotë të shtetit”
Në një deklaratë publike, Bardhi akuzoi kryeministrin Rama se “po përgatit grusht shteti”, duke pretenduar se ai ka “shkallmuar çdo standard demokratik të funksionimit të shtetit”, përfshirë parimin kushtetues se qeverisja duhet të bazohet në zgjedhje të lira e të ndershme. Sipas tij, argumenti se “Gjykata dhe SPAK po përcaktojnë qeverisjen” përdoret nga persona që nuk janë shqetësuar për ndikimin e krimit të organizuar në politikë. Bardhi tha se autoritetet kushtetuese po ushtrojnë kompetencat që u njeh ligji dhe se problem është “sistemi që ka ngritur Edi Rama”. Duke iu referuar masës së sigurisë ndaj Belinda Ballukut, Bardhi theksoi se ajo nuk është pezulluar nga funksioni i deputetes, pasi “ligji e ndalon këtë”, ndërsa pezullimi nga funksionet ekzekutive është qëllimi i parashikuar nga ligji. Ai...