Moti i keq/ Ministria e Mbrojtjes: Situata po normalizohet

Moti i keq/ Ministria e Mbrojtjes: Situata po normalizohet

Ministria e Mbrojtjes ka përditësuar situatën lidhur me reshjet e shiut me intensitet të lartë që kanë prekur Shqipërinë nga veriu në jug duke shkaktuar përmbytje si dhe problematika të tjera, bllok aksesh e izolime të disa fshatrave. Autoritetet bëjnë me dije se monitorimi i vazhdueshëm i nivelit të lumenjve, argjinaturave dhe infrastrukturës rrugore vijon pa ndërprerje, ndërsa ndërhyrjet në terren po kryhen me intensitet të lartë për garantimin e sigurisë së banorëve në zonat e prekura. SITUATA SIPAS QARQEVE QARKU LEZHË Po punohet me 12 mjete vetëshkarkuese dhe 2 ekskavatorë në argjinaturën e Lagunës së Vainit, Përmbytjet në këtë zonë janë të kufizuara vetëm në toka bujqësore. Në Kurbin vijon puna për riparimin e rrugës Skuraj–Gallatë–Vinjollë dhe mbushja e shpatullave të urave. Në Mirditë...