Reshjet intensive, ja si paraqitet gjendja më e fundit në rang vendi

Reshjet intensive, ja si paraqitet gjendja më e fundit në rang vendi

Gjatë orëve të fundit, situata në pjesën më të madhe të territorit të vendit është më e qetë, për shkak edhe të qetësimit të reshjeve të shiut. Megjithatë strukturat e Mbrojtjes Civile, bashkitë, OSHEE, ujësjellës-kanalizime dhe Forcat e Armatosura kanë vijuar punën në terren, duke shtuar masat për të parandaluar pasojat e mundshme nga shtimi i reshjeve të parashikuara në orët në vijim. Monitorimi i vazhdueshëm i nivelit të lumenjve, argjinaturave dhe infrastrukturës rrugore vijon pa ndërprerje, ndërsa ndërhyrjet në terren po kryhen me intensitet të lartë për garantimin e sigurisë së banorëve në zonat e prekura. Qarku Lezhë – Po punohet me 12 mjete vetëshkarkuese dhe 2 ekskavatorë në argjinaturën e Lagunës së Vainit, Përmbytjet në këtë zonë janë të kufizuara vetëm në toka...