GJKKO pezulloi Ballukun nga detyra! Rama mbledh nesër qeverinë para Samitit të BE

GJKKO pezulloi Ballukun nga detyra! Rama mbledh nesër qeverinë para Samitit të BE

Belinda Balluku dhe Edi Rama TIRANË-Kryeministri Edi Rama pritet të mbledhë nesër qeverinë. Takimi pritet të zhvillohet para samitit “Plani i Rritjes – Rruga jonë drejt BE-së” (Growth Plan “Our Pathway to EU”), ku liderët e Ballkanit Perëndimor dhe Komisionerja për Zgjerimin e Bashkimit Europian, Marta Kos do të ndajnë diskutime për planin e rritjes, integrimin ekonomik dhe transformimin e rajonit drejt Tregut të Bashkimit Europian. Mbledhja e qeverisë vjen pas vendimit të Gjykatësë së Posaçme për pezullimin nga detyra të Belinda Ballukut, e cila deri tani mbante postin e zëvendëskryeministres dhe njëherësh ministres së Infrastrukturës dhe Energjitikës./ZËRI