U zhduk 5 vite më parë, “viktima” paraqitet në polici 48 orë pasi 5 persona u arrestuan për “vrasjen” e tij

U zhduk 5 vite më parë, “viktima” paraqitet në polici 48 orë pasi 5 persona u arrestuan për “vrasjen” e tij

Misteri i zhdukjes së tregtarit nga Bradford, Ismail Ali, ka marrë një kthesë të jashtëzakonshme pasi ai është paraqitur i gjallë dhe mirë në një komisariat, vetëm 48 orë pasi policia deklaroi se dyshohej i vrarë dhe arrestoi pesë persona për vrasjen e tij. Ismail Ali, i cili u zhduk më 29 maj 2020 pasi u largua nga dyqani Gulam Food Stores, nuk ishte parë prej pesë vitesh. Të hënën, tre gra dhe dy burra u arrestuan nën dyshimin për vrasjen e tij, ndërsa policia deklaroi publikisht se besonin se ai nuk ishte më gjallë. Por të mërkurën, Ali hyri vetë në një komisariat në Bradford. Policia ndërkohë kishte bastisur tre banesa në Beckside Road dhe Cumberland Road, duke sekuestruar një shumë të madhe parash...