Zelensky merr planin e SHBA-së për ti dhënë fund luftës: Do ta diskutoj me Trumpin. Zyrtarët ukrainas: Propozim absurd

Zelensky merr planin e SHBA-së për ti dhënë fund luftës: Do ta diskutoj me Trumpin. Zyrtarët ukrainas: Propozim absurd

Ukraina njoftoi sot se ka marrë një “draft plan” nga Shtetet e Bashkuara për t’i dhënë fund luftës me Rusinë dhe siguroi gatishmërinë e saj për të punuar “në mënyrë konstruktive” me Uashingtonin për këtë çështje. “Presidenti ukrainas ka marrë zyrtarisht një draft plan nga Shtetet e Bashkuara, i cili, sipas vlerësimit të SHBA-së, mund të rigjallërojë diplomacinë”, deklaroi presidenca në Telegram, duke shtuar se Volodymyr Zelensky synon ta diskutojë atë “në ditët në vijim” me homologun e tij amerikan Donald Trump. “Zelensky do të flasë me Trumpin në ditët në vijim.” Kievi ka marrë planin amerikan për paqen në Ukrainë dhe Presidenti Volodymyr Zelensky planifikon ta diskutojë atë me Presidentin amerikan Donald Trump në ditët në vijim. “Shtetet e Bashkuara dhe Ukraina do të...