Burimi:
Javanews.al

Foto © Javanews.al
3500 euro pistoletat e ardhura nga Turqia, dalin detaje nga arrestimi i Aleksandër Matojës
Zbulime të reja kanë dalë në dritë pas arrestimit të 28-vjeçarit Aleksandër Matoja, i ndaluar në zonën e Alliasit në kuadër të operacionit policor “Black Market”. Sipas burimeve hetimore, armët e zjarrit që u sekuestruan në makinën e Matojës kishin ardhur nga Turqia dhe ishin destinuar për t’u shitur në Tiranë kundrejt 3500 euro secila. Dyshohet se blerësit ishin anëtarë të një grupi kriminal aktiv në zonën e Freskut, të përfshirë në ngjarje të rënda kriminale. Aleksandër Matoja rezulton emër i njohur për Policinë e Shtetit. Ai ka qenë më herët i arrestuar si pjesë e një grupi të strukturuar kriminal në trafikun dhe shpërndarjen e lëndëve narkotike, ndërsa tashmë akuzohet se ka kaluar në tregtinë e paligjshme të armëve të zjarrit. Hetimet kanë nisur...