Burimi:
Javanews.al

Foto © Javanews.al
35 vite nga mësymja në ambasada, si refugjatët shqiptarë u ndoqën nga Sigurimi edhe në kampet jashtë vendit
Autoriteti i Dosjeve ka publikuar një shkrim, në të cilin tregohet se si regjimi komunist e konsideronte krizën e ambasadave si një kërcënim të madh dhe ndërmori masa për ndjekjen e qytetarëve të larguar, veçanërisht në Gjermaninë Perëndimore. Refugjatët shqiptarë u ndoqën nga Sigurimi edhe në kampet jashtë vendit – Planifikohet sigurimi i filmimeve dhe infiltrimi i agjenteve për t’i ndjekur refugjatët edhe jashtë kufijve. Edhe pse regjimi komunist shqiptar po shembej, Sigurimi i Shtetit vijonte të funksiononte me të njëjtin mekanizëm frikësimi, ndjekjeje dhe infiltrimi. Dokumentet arkivore të 25 korrikut 1990 tregojnë se regjimi e konsideronte krizën e ambasadave...