Shpallja e zgjedhjeve të jashtëzakonshme në Kosovë zgjat buxhetin për dy muajt e parë të 2026-tës

Shpallja e zgjedhjeve të jashtëzakonshme në Kosovë zgjat buxhetin për dy muajt e parë të 2026-tës

Me shpalljen e zgjedhjeve të jashtëzakonshme më 28 dhjetor, aktivizohet edhe neni 24 i Ligjit për menaxhimin e financave publike, që mundëson zgjatjen buxhetore edhe për dy muaj të vitit pasues për pagat e sektorit publik. Sipas këtij ligji, kjo zgjatje mund të bëhet nëse zgjedhjet e përgjithshme mban më pak se katër muaj para vitit të ri fiskal, përkatësisht 1 janarit. Kjo zgjatje dymujore “siguron një ndarje buxhetore për çdo organizatë buxhetore, që është i barabartë me 16.67 për qind të ndarjes buxhetore të siguruar për organizatën e tillë buxhetore nga ligji i ndarjeve buxhetore”, thuhet në Ligjin për menaxhimin e financave publike. Më 20 nëntor, presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, caktoi 28 dhjetorin si datë për mbajtjen e zgjedhjeve pasi paraprakisht për dy...