Trump do të takohet me Zohran Mamdanin

Trump do të takohet me Zohran Mamdanin

Bota E Enjte, 20 Nëntor 2025 19:12 Kryebashkiaku i New York-ut, Zohran Mamdani dhe Presidenti i Amerikës, Donald Trump planifikojnë të takohen të premten në Shtëpinë e Bardhë, pas muajsh shkëmbimesh ofendimesh dhe sharjesh gjatë zgjedhjeve të fundit në qytet. Sipas mediave të huaja, Mamdani, një socialist demokrat 34-vjeçar, fitoi garën për kryetar bashkie të qytetit të Nju Jorkut në fillim të këtij muaji, duke mposhtur ish-guvernatorin Andrew Cuomo me nëntë pikë diferencë. Trump tha në një deklaratë se “kryebashkiaku komunist” kishte kërkuar takimin, i cili do të zhvillohej në Zyrën Ovale. Mamdani u tha gazetarëve të enjten se takimi do të përqendrohej në sigurinë publike, përballueshmërinë e situatave dhe sigurinë ekonomike.  “Kam ndërmend t’ia bëj të qartë Presidentit Trump se do të punoj me...