Burimi:
Kohajone.com
Foto © Kohajone.com
Jaupaj: Programi Kombëtar i Parandalimit të Mbetjeve, qasje moderne dhe e harmonizuar me acquis të BE-së
Ministri i Mjedisit, Sofjan Jaupaj thotë se Programi Kombëtar i Parandalimit të Mbetjeve është një nga elementët përmbyllës më të rëndësishëm të Kapitullit 27 të negociatave me BE, që lidhet me mjedisin dhe ndryshimet klimatike, si edhe një shtyllë qendrore e reformës kombëtare për menaxhimin e integruar të mbetjeve. Gjatë takimit të zhvilluar në Tiranë mbi menaxhimin modern të mbetjeve, ku ishin të pranishëm përfaqësues të institucioneve vendore, partnerëve ndërkombëtarë dhe organizatave mjedisore, Jaupaj theksoi se ky program vjen si rezultat i bashkëpunimit të ngushtë me Bashkimin Europian dhe GIZ Albania, duke i ofruar vendit një qasje tërësisht moderne dhe të harmonizuar me acquis të BE-së dhe me parimet e ekonomisë qarkulluese. Sipas ministrit, programi i ri fokusohet në gjashtë drejtime strategjike: Forcimin e kuadrit...