Burimi:
Javanews.al
Foto © Javanews.al
FOTO/ U godit për vdekje nga betonierja, ky është shqiptari 36-vjeçar që humbi jetën në Itali! Familja në gjendje shoku..
Hetimet për vdekjen e punëtorit shqiptar gjatë aksidentit teksa kryente punime ndërtimi dhe u godit nga betonierja në Pozallo (Ragussa) të Italisë, po vijojnë nga autoritetet për të zbardhur dinamikën dhe kushtet e sigurisë. Artur Deliu, nga Tirana, por prej vitesh emigrant në vendin fqinj, humbi jetën tragjikisht, kurse një koleg i tij u plagos në gjendje të rëndë. Mediat italiane kanë zbuluar edhe foto të 36-vjeçarit shqiptar, teksa komuniteti vendas dhe ai shqiptar kanë nisur mbledhjen e fondeve për të ndihmuar familjen me procedurat dhe përballimin e ceremonisë mortore dhe situatës. Deliu mësohet se ishte i martuar dhe baba i dy fëmijëve. Ndërkohë që familjarë të tij kanë udhëtuar nga Shqipëria për në Itali për të ndjekur procedurat. Mediat raportojnë se ata po kujdesen për shërbimin mjekësor të një...