Rusia i dorëzon Kievit mbi 1,000 trupa të ushtarëve ukrainas

Rusia i dorëzon Kievit mbi 1,000 trupa të ushtarëve ukrainas

Rusia i dorëzoi sot Ukrainës 1,000 trupa të ushtarëve ukrainas të vrarë në betejë, njoftoi shërbimi ukrainas përgjegjës për të burgosurit e luftës. “Sot, u zhvilluan masat e riatdhesimit. Një mijë trupa, të paraqitur nga pala ruse si ushtarë ukrainas, u kthyen në Ukrainë “, raportoi shërbimi në Telegram. Hetuesit dhe specialistët nga Ministria e Brendshme së shpejti do të fillojnë punën për identifikimin e trupave, shtoi i njëjti burim. Kthimi i mëparshëm i trupave, gjithashtu 1,000, u bë në fund të tetorit. Në total, më shumë se 15,000 trupa janë dorëzuar nga Rusia në Ukrainë që nga fillimi i luftës. Nga ana e tij, Kievi ka kthyer disa qindra trupa në Moskë në të njëjtën periudhë. Shkëmbimet e trupave të ushtarëve të vdekur dhe...