Balluku 4 orë në takim me Ramën! Partia Mundësia protesë para Kryeministrisë: Të dorëhiqet

Balluku 4 orë në takim me Ramën! Partia Mundësia protesë para Kryeministrisë: Të dorëhiqet

pamje nga protesta TIRANË-Partia Mundësia dhe kreu i saj Agron Shehaj kanë dalë në një protestë para kryeministrisë, pas lajmit se Belinda Balluku është pezulluar nga detyra si zv.kryeministre dhe ministre nga ana e GJKKO. Teksa Balluku ndodhet prej 4 orësh në takim me Ramën, protestuesit jashtë godinës kërkojnë dorëheqjen e zëvendëskryeministres, pas masës së Gjykatës së Posaçme për pezullimin e saj nga detyra. GJKKO e pezulloi zv.kryeministren nga detyra dhe vendosi moslejimin e daljes së saj jashtë shtetit. Nuk dihet ende çfarë po diskutohet mes Ramës dhe Ballukut, ndërsa më herët takimit të tyre iu bashkua edhe ish-ministri i drejtësisë Ulsi Manja. Në lidhje me vendimin nga ana e kryeministrit Edi Rama nuk ka ende një reagim./ZËRI