Burimi:
Vizionplus.tv
Foto © Vizionplus.tv
Shiste kanabis në zonën e Shëngjinit, arrestohet 26-vjeçari
Policia e Lezhës ka arrestuar një 26-vjeçar, pasi u kap duke shpërndarë lëndë narkotike në zonën e Shëngjinit. Shërbimet e Policisë, gjatë kontrollit fizik, i gjetën këtij shtetasi, doza të lëndës së dyshuar narkotike kanabis. Në vijim, gjatë kontrollit në banesën e tij, gjetën një tjetër sasi lënde të dyshuar narkotike kanabis. I riu akuzohet për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”. “DVP Lezhë/Vijojnë kontrollet për evidentimin dhe goditjen e veprimtarive kriminale në fushën e narkotikëve. Shiste lëndë narkotike në Shëngjin, kapet në flagrancë dhe vihet në pranga 26-vjeçari. Sekuestrohet lënda narkotike kanabis, që iu gjet atij, gjatë kontrollit fizik dhe kontrollit në banesë. Gjatë kontrolleve në territor, specialistët për Hetimin e Narkotikëve, në bashkëpunim me shërbimet e Forcës së Posaçme “Shqiponja”, kanë lokalizuar...