Burimi:
Zeri.ai
Foto © Zeri.ai
SPAK refuzon që Veliaj “të rikthehet” në Bashkinë e Tiranës, rrëzon kërkesën e Këshillit Bashkiak për mbledhjen
erion veliaj TIRANË- Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) nuk e ka pranuar kërkesën e Këshillit Bashkiak të Tiranës për të lejuar Erion Veliajn të marrë pjesë në mbledhjen që do të mbahet nesër, sipas burimeve për mediat. Me firmën e 22 anëtarëve socialistë, por edhe të anëtarëve demokratë, Këshilli Bashkiak i drejtoi një kërkesë zyrtare SPAK që Veliaj të merrte pjesë në mbledhje. Në kërkesë thuhet se pjesëmarrja e Kryetarit të Bashkisë është një e drejtë funksionale e garantuar me ligj, e nevojshme për prezantimin e drafteve, buxhetit, raportimeve vjetore dhe çështjeve të administrimit të njësisë së vetëqeverisjes vendore. Në dokument thuhej se autoritetet mund të lejojnë pjesëmarrjen fizike të Veliajt, ose, nëse kjo nuk është e mundur, të paktën të mundësojnë lidhjen...