Burimi:
Javanews.al
Foto © Javanews.al
Situata nga reshjet e shiut, Ministria e Mbrojtjes: Prani uji në disa banesa dhe bllokim të disa rrugëve. FA dhe strukturat civile, në terren
Reshjet e dendura të shiut gjatë ditëve të fundit, kanë sjellë përmbytje dhe rrëshqitje toke në shumë qarqe të vendit, duke prekur toka bujqësore, rrugë dhe banesa. Ministria e Mbrojtjes ka sqaruar situatën e krijuar në vend si pasojë e këtyre reshjeve. Sipas Ministrisë së Mbrojtjes, në qarqet Durrës, Lezhë, Vlorë, Gjirokastër, Shkodër dhe qarqe të tjera po punohet për hapjen e rrugëve të bllokuara, rikthimin e energjisë, forcimin e argjinaturave dhe largimin e ujit nga oborret e shtëpive. Në qarqet Dibër dhe Mat, Ministria informon se janë evakuuar familje të rrezikuara, ndërsa në zonat rurale po punohet për rikthimin e qarkullimit rrugor. Strukturat e mbrojtjes civile, njësitë vendore dhe Forcat e Armatosura kanë punuar pa ndërprerje për pastrimin e akseve rrugore, mbrojtjen e banorëve...