Burimi:
Zeri.ai
Foto © Zeri.ai
Pas Ballukut, Gjykata e Posaçme arreston kreun e ARRSH-së dhe drejtorin e KESH
personat nen hetim per tenderin e llogarase TIRANË- Përveç ministres Belinda Balluku, që u pezullua nga ushtrimi i funksioneve publike, Gjykata e Posaçme ka lëshuar masa sigurie për dy zyrtarë të tjerë. Burime bëjnë me dije për ZËRI-n se dy personat që janë vënë nën masën e arrestit të shtëpisë janë kreu aktual i ARRSH-së Gentian Gjyli, si dhe drejtori i KESH, Erald Elezi. Belinda Ballukut i ndalohet që të ushtrojë funksione publike, si dhe i është bllokuar pasaporta në mënyrë që të mos dalë jashtë vendit. Hetuesit e Byrosë Kombëtare të Hetimit që ju është vendosur në dispozicion shkresa, janë urdhëruar të vënë në dijeni për masat funksionaren Belinda Balluku, dhe në rast të mosrespektimit të vendimit të Gjykatës, ndaj politikanes socialiste mund të aplikohet një...