Përmbytje, rrëshqitje dherash e bllokime rrugësh, ja zonat më problematike në vend

Përmbytje, rrëshqitje dherash e bllokime rrugësh, ja zonat më problematike në vend

Reshjet e dendura të shiut kanë shkaktuar prurje të larta, rrëshqitje dherash dhe përmbytje në disa qarqe të vendit. Ministria e Mbrojtjes njofton se situata paraqitet më problematike në Durrës, Lezhë, Gjirokastër, Vlorë, Berat, Dibër dhe Korçë, ku po kryhen ndërhyrje për pastrimin e rrugëve, riparimin e urave, forcimin e argjinaturave dhe largimin e ujërave nga banesat. Në disa zona janë kryer evakuime dhe po vendosen prita mbrojtëse. Ndërsa nivelet e lumenjve Vjosa, Osum, Seman, Kalasë dhe të rezervuarëve vijojnë të monitorohen. Sipas Ministrisë, strukturat e mbrojtjes civile, njësitë vendore dhe Forcat e Armatosura kanë punuar pa ndërprerje për pastrimin e akseve, mbrojtjen e banesave dhe evakuimin e qytetarëve në zonat e rrezikuara. NJOFTIM PËR SITUATËN E KRIJUAR NGA RESHJET NË VEND Strukturat e mbrojtjes...