Rithehet kampionati, Superioria në dy ditë, inferiorët nisin fazën e dytë

Rithehet kampionati, Superioria në dy ditë, inferiorët nisin fazën e dytë

Pas ndalesës së Kombëtares, radha i vjen kampionatit shqiptar në dy nivelet më të larta të tij. Kështu Abissnet Superiore do të luajë javën e 12-të me duele jashtëzakonisht të paparashikueshme. Të shtunën do të jenë përballë; Vora- Teuta e cila do të zhvillohet në Durrës (16:00), Egnatia- Bylis (16:00) si dhe Dinamo Siti- AF Elbasani në “Air Albania” (19:00). Ndërkohë të dielën në program takmiet Flamurtari- Tirana (16:30) dhe Partizani- Vllaznia po në orën 16:30. Më tej, Kategoria e Parë teksa starton me fazën e dytë, i zhvilllon të gjitha takimet e javës së 12-të të dielën ora 13:00. Programi i detajuar i fundjavës futbollistike: Vazhdo leximin