Moti i keq/ Përmbytje në banesa e shkolla, disa familje të evakuuara, si paraqitet situata në vend

Moti i keq/ Përmbytje në banesa e shkolla, disa familje të evakuuara, si paraqitet situata në vend

Strukturat e mbrojtjes civile, njësitë vendore dhe Forcat e Armatosura kanë punuar pa ndërprerje gjatë 24 orëve të fundit për menaxhimin e prurjeve të larta si pasojë e reshjeve të shiut, pastrimin e akseve rrugore, mbrojtjen e banesave dhe evakuimin e qytetarëve në zonat e rrezikuara. Ministria e Mbrojtjes ka pasqyruar situatën e përditësuar në të gjitha qarqet, duke evidentuar qytetet dhe zonat më problematike. Qarku Durrës Në Sukth po vijon pastrimi i kanaleve të ujërave me dy eskavatorë, ndërsa në Ishëm po punohet për hapjen e rrugës së bllokuar nga rrëshqitjet. Në Bubq, Mazhë dhe Mallkuç po punohet për normalizimin e zonave të përmbytura dhe asistimin e banorëve. Në Thumanë ekipet po pastrojnë kanalet kryesore dhe po përforcojnë argjinaturat. Qarku Lezhë Në Shënkoll po...